Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrump: Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me raketa

Trump: Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me raketa

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelenskyy nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me sulme.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri pasi njoftoi se do të dërgohen më shumë armë në Ukrainë dhe ashpërsoi qëndrimin e tij ndaj Rusisë.

Po ashtu, komentet e tij vijnë pasi Financial Times raportoi se Trump e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse Kievi mund ta sulmonte Moskën, nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.

Duke folur para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë pak më parë, Trump tha se “do të shohë se çfarë do të ndodhë me Presidentin Putin” pasi i dha Moskës një ultimatum 50-ditor për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje ose në të kundërt sipas tij, do të përballet me tarifa “të rënda”.

- Advertisement -

Të Fundit