Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Diktatura nuk kalon”, Blerta Deliu pasi Supremja hodhi poshtë udhëzimin administrativ të...

“Diktatura nuk kalon”, Blerta Deliu pasi Supremja hodhi poshtë udhëzimin administrativ të Hekuran Muratit të nënshkruar pas mandatit

Të ngjajshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pasi Gjykata Supreme konfirmoi se Hekuran Murati ka nënshkruar Udhëzim Administrativ për arkat fiskale pasi i ka përfunduar mandati dhe ai ka qenë edhe deputet.

Deliu shkroi se “diktatura nuk kalon”, duke u deklaruar kështu për vendimin.

“Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm! Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje). Ky akt është i pavlefshëm dhe tregon qartë se në këtë qeveri ligji injorohet për interesa personale. Diktatura nuk kalon”, ka thnëë Deliu. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit