Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami pas vendimit të Supremes: Hekuran, mos derdh lot krokodili, katër vjet...

Bajrami pas vendimit të Supremes: Hekuran, mos derdh lot krokodili, katër vjet veç i ke kqyrë seri

Të ngjajshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qasjen e ministrit në dorëheqje të Financave, Hekuran Murati pasi Gjykata Supreme ia hodhi poshtë një udhëzim administrativ.

Murati pastaj me një postim sulmoi me emër e mbiemër gjyqtarët që morën vendimin, shkruan lajmi.net

Bajrami i ka kërkuar Muratit që të mos derdh lot krokodili, shkruan lajmi.net

“Hekuran, mos derdh lot krokodilli, sepse askush më shumë se ti nuk e ka ndihmuar këtë monopol, katër vjet veç i ke kqyrë seri.”, tha Bajrami ndër të tjera në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Hekuran Murati e ka marrë mandatin më 22 mars të vitit 2021 dhe vetëm pasi e ka përfunduar mandatin e plotë 4 vjeçar si ministër ka vendosur të nxjerrë një udhëzim administrativ siç thotë ai kundër monopolit të arkave fiskale.

Hekuran, mos derdh lot krokodilli, sepse askush më shumë se ti nuk e ka ndihmuar këtë monopol, katër vjet veç i ke kqyrë seri.

A duhet të bëhet digjitalizimi i fiskalizimit? PO, sa më parë! Dhe ti Hekuran deputeti këtë është dashur ta bëje në vitin e dytë të qeverisjes, nëse s’ka pasur mundësi ta bëje vitin e parë, por ja që ka vendosur të nxjerrësh udhëzim administrativ vetëm kur të ka përfunduar mandati.

LDK e ka thënë që nga dita e parë se i keni uzurpuar zyrat e qeverisë dhe se të gjitha vendimet që i keni marrë deri më tash janë joligjore dhe jokushtetuese. Kushtetuta është e qartë: nuk mund të jesh edhe ministër edhe deputet.

Dhe tani pas këtij aktgjyimi/sqarimi të Gjykatës Supreme, i bëj thirrje Prokurorisë Speciale t’i trajtojë kallëzimet penale të LDK-së kundër deputetëve të Vetëvendosjes dhe t’i nxjerrë para drejtësisë, prej deputetit Kurti e teposhtë.

Sundimi i ligjit nënkupton që të japin llogari të gjithë deputetët që kundërligjshëm dhe në mënyrë kundërkushtetuese po mbajnë pozita ekzekutive.

Çdo vendim i Qeverisë i nxjerrë nga deputetët, përfshirë Kurtin, është i kundërligjshëm dhe rrjedhimisht duhet të jetë subjekt i hetimit penal.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, i bëj thirrje edhe Agjencisë Kundër Korrupsionit të hetojë dhe të konstatojë konfliktin e interesit ndaj deputetëve që mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri, që mbajnë këshilltarë kundërligjshëm dhe që shfrytëzojnë pasurinë e shtetit – përfshirë veturat dhe zyrat – në mënyrë të paligjshme./lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit