Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKQZ: Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

KQZ: Më 23 korrik fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025

Të ngjajshme

Fluturoni sigurt nga Münsteri në Prishtinë me çmime ekonomike!

Me PrishtinaTicket, udhëtimi nga Münsteri për në Prishtinë është...

Vetura godet një këmbësor në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Muharremi: Rreziku më i madh Kosoves sot i vjen nga Vetëvendosja

Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se aktgjykimi i djeshëm...

Kos: Bisedimet me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka vlerësuar se...

Të shtëna me armë në Pejë, policia identifikon të dyshuarin

Një incident është raportuar sot në fshatin Qyshk të...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 23 korrik 2025.

Gjatë periudhës 38 ditore (23 korrik – 29 gusht 2025) të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës:

1.     përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org, ose

2.     përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë e qasshme për regjistrim me fillimin e kësaj periudhe.

KQZ do të publikojë të gjitha shpjegimet për hapat që duhet të ndiqen për regjistrim përmes platformës apo përmes postës, si dhe informacionet për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh.  

 

Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

- Advertisement -

Të Fundit