Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMiftaraj për Muratin: Është e papranueshme që një minister në detyrë të...

Miftaraj për Muratin: Është e papranueshme që një minister në detyrë të komentoj vendimet gjyqësore, KGJK duhet të dënoj një veprim të tillë

Të ngjajshme

Kevin de Bruyne rikthen nga pensionimi numrin 10-të te Napoli!

Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin de Bruyne, ka...

Policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin që po “fluturonte” me veturë

Sot rreth orës 01:27 njësia policore e Ferizajt, në...

Mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga...

Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur “absurd” vendimin e Gjykatës Supreme që ia rrëzoi një Udhëzim Administrativ.

Murati përmes një postimi në Facebook ka përmendur edhe emrat e gjykatësve që kanë marrë këtë vendim, shkruan lajmi.net.

Ehat Miftaraj ka thënë se Murati në vend që të reflektoj dhe të ndal praktikën e nxjerrjes së vendimeve apo akteve nënligjore nënligjore në kundërshtim me ligjin, ai akuzon Gjykatën Supreme.

“Është e papranueshme që një ministër në detyrë të komentoj vendimet gjyqësore. Është e dënueshme kur një minister përmend me emër gjyqtaret e Gjykatës Supreme në një postim publik. KGJK duhet të dënoj një veprim të tillë që cenon rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe që cenon jo vetëm integritetin e sistemit gjyqësor por edhe sigurinë individuale të gjyqtarëve të përmendur”, thuhet në postimin e Miftarajt. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit