Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPër 6 muaj, policia shqiptoi mbi 104 mijë gjoba në Prishtinë

Për 6 muaj, policia shqiptoi mbi 104 mijë gjoba në Prishtinë

Të ngjajshme

Vrasja e Renis Dobrës, vihen në pranga dy autorët, në kërkim dy të tjerë

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë tre vëllezërit që dyshohet...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell...

Pacientët me kancer përballen me mungesë barnash në QKUK 

Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë,...

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba trafiku.

Gjobat janë vendosur në kuadër të planit “Siguria në Trafik”, për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

Kundërvajtësit kanë pranuar gjoba për shkelje të trafikut si: tejkalim shpejtësie, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mos vendosje të rripit të sigurisë, përdorim telefoni gjatë vozitjes, mungesë dokumentacioni ose helmete etj.

Policia ka njoftuar se do të vazhdohet edhe më tutje me kontrolle për ruajtjen e sigurisë në trafik, teksa ka apeluar qytetarët për të ndjekur rregullat e komunikacionit.

- Advertisement -

Të Fundit