Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAdnan Rrustemit i “shpërblehet” mbrojtja që ia bën Qeverisë Kurti, vëllai i...

Adnan Rrustemit i “shpërblehet” mbrojtja që ia bën Qeverisë Kurti, vëllai i tij punësohet në Ujësjellësin e Prishtinës

Të ngjajshme

Deklarata për lypësit i kushton me dorëheqje ministres kubaneze

Ministrja kubaneze e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Marta Elena...

Kevin de Bruyne rikthen nga pensionimi numrin 10-të te Napoli!

Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Kevin de Bruyne, ka...

Policia e Ferizajt gjobit 23-vjeçarin që po “fluturonte” me veturë

Sot rreth orës 01:27 njësia policore e Ferizajt, në...

Ndërmarrja më e madhe publike e ujit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina, ka punësuar disa persona në pozitën “Manipulues të pompave” përmes një konkursi të hapur në prill të vitit 2025.

Gazeta Insajderi ka mësuar se në mesin e të punësuarve është edhe Besnik Rrustemi, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

 

 

Sipas konkursit të publikuar më 25 prill, KRU “Prishtina” kishte shpallur gjashtë vende të lira pune për pozitën “Manipulues i pompave”, katër në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Podujevë.

Emri i Besnik Rrustemit gjendet në listën e të pranuarve, duke nxitur dyshime nepotizmi në ndërmarrjet publike.

 

 

Po ashtu, pyetjet janë dërguar edhe në adresë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, por deri në momentin e publikimit, nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Emri i deputetit të VV’së ishte i përfolur edhe në rastin e punësimit të Veton Zogajt, dhëndrit të deputetit Rrustemi, i cili u punësua si Shef i Shërbimit për Burime Njerëzore në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”.

Edhe pse Adnan Rrustemi ka deklaruar më herët se u ka kërkuar familjarëve të mos aplikojnë në konkurse publike, duket se kjo nuk është “dëgjuar” nga vëllai i tij, i cili tashmë ka nisur punën në një ndërmarrje publike.

 

- Advertisement -

Të Fundit