Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj, u takua me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
“Diskutime përmbajtësore dhe vullnet i përbashkët për bashkëpunim të thelluar.
Në takim me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit dhe për zërin e fuqishëm në mbështetje të rrugës sonë euroatlantike.
Ekonomia, siguria e fusha të tjera të interesit të ndërsjellë janë natyrshëm kapituj të rinj të bashkëpunimit mes dy shteteve tona që mbrojnë vlera të përbashkëta.’, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.