Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti takohet me emisaren britanike, Karen Pierce: Mbretëria e Bashkuar mbetet një...

Kurti takohet me emisaren britanike, Karen Pierce: Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Kosovës

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguaren e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, baroneshën Karen Pierce.

Takimi u vlerësua si një mundësi e mirë për të thelluar diskutimet rreth forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit diplomatik, si dhe industrisë kreative, transmeton lajmi.net

Gjatë bisedës, u trajtuan edhe pritshmëritë në lidhje me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në tetor të këtij viti. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të Kosovës në këtë platformë rajonale, duke e parë atë si një mundësi për integrim më të ngushtë me vendet e BE-së dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Republikës së Kosovës. Shpreha mirënjohjen time ndaj baroneshës Pierce për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme që vendi i saj i jep shtetit tonë,” deklaroi Kurti pas takimit.

Postimi i plotë: 

Takimi me të Dërguaren e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ishte mundësi e mirë për të thelluar diskutimet mbi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Siguria dhe mbrojtja, diplomacia dhe industria kreative ishin pjesë e temave të bisedës, gjersa trajtuam edhe pritshmëritë mbi samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do zhvillohet në Londër në tetorin e këtij viti.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një ndër aleatët më të fuqishëm të Republikës së Kosovës, për çka dhe shpreha mirënjohjen ndaj emisares Pierce për partneritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit