Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBritney Spears ka birësuar një fëmijë?

Britney Spears ka birësuar një fëmijë?

Të ngjajshme

PDK mban nesër konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj nesër konferencë...

Enca shfaqet me fustan të bardhë, a po e paralajmëron martesën?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia është një nga...

Arrestohet një 26-vjeçar në Mitrovicë, i konfiskohet pistoleta me 28 fishekë

Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia...

PDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një...

Britney dhe postimet e saj të çuditshme në Instagram janë rikthyer sërish! Ish-ikona e pop-it pretendoi në një postim të ri se “ka birësuar një vajzë të bukur” me emrin Lennon.
 
Gjatë fundjavës, 43-vjeçarja, publikoi një ndër videot tipike ku kërcen në shtëpinë e saj dhe në mbishkrim u shpreh se kishte birësuar një vajzë. Në sfond shfaqet edhe një krevat i vogël për bebe.

“Si jeni ju njerëz të bukur këtë mëngjes? Më duhet kafe dhe dua t’ju tregoj që kam birësuar një vajzë të bukur! Quhet Lennon London Spears!”.

Këngëtarja, e cila ka dy djem, Sean Federline, 19 vjeç dhe Jayden Federline, 18 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline — shtoi se Lennon kishte veshur një fustan të këndshëm, ku shkruhej: “Jam e re këtu”.

Postimi kaotik: Britney Spears ka birësuar një fëmijë? o.O
 
Ajo e përfundoi postimin duke thënë:

“Ndaj, ju lutem ndaloni së foluri keq”, duke njoftuar gjithashtu se do të shpërngulej në Itali.

Megjithatë, burime për TMZ thanë të se Britney nuk ka birësuar as fëmijë, as qen dhe prova për këtë është përdorimi i saj i emoji-t me shkelje syri. Pra, pretendohet se këngëtarja thjesht ka ngacmuar pak publikun.
 
Sa i përket mbajtëses për foshnja që fansat panë në sfondin e videos, burimet sqaruan se këngëtarja e përdor për të mbajtur kukullat e saj.

Postimi kaotik: Britney Spears ka birësuar një fëmijë? o.O

Po ashtu, sipas personit anonim, ajo nuk ka në plan të shpërngulet në Itali.

- Advertisement -

Të Fundit