Alvaro Carreras edhe zyrtarisht i është ribashkuar Real Madridit.
Spanjolli, u transferua nga gjiganti portugez, Benfica i cili shihet si përforcim në anën e majtë të mbrojtjes.
Nga ky transferim pritet të përfitojë edhe Manchester United, e cila do të marrë rreth 10 milionë euro pasi kështu ishin dakorduar me Benficën.
Spanjolli, do të kryejë vizitat mjekësore ku gjatë ditës së sotme edhe do të prezantohet.
Carreras, ka bërë rreth 52 paraqitje sezonin e kaluar me Benficën, ku shënoi 4 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/