Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me fatalitet që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes se kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull kosovar. Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Ekipet relevante jane marr me rastin. Policia apelon per vigjilencë me te madhe nga te gjithe shoferët gjatë drejtimit te automjeteve dhe respektim te shenjave në rrugët e vendit”, deklaroi Hoxha ./Lajmi.net/