Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMilani interesohet për sulmuesin, Breel Embolo

Milani interesohet për sulmuesin, Breel Embolo

Të ngjajshme

Milani është i interesuar për sulmuesin e kombëtares së Zvicrës dhe skuadrës së AS Monacos, Breel Embolo, sipas Sky Sport Italia.

Që në fillim të këtij muaji kishte zëra nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, se sulmuesi i ishte propozuar kuqezinjve.

Tani duket se ata janë të gatshëm të shkojnë më tej në këtë interes dhe të shohin nëse mund të arrihet një marrëveshje.

Shuma nuk pritet të jetë shumë e lartë, pasi kontrata e tij aktuale me AS Monacon skadon në qershor të vitit 2026, ndaj kjo është mundësia e fundit që klubi të përfitojë nga shitja e tij.

Ai u transferua nga Borussia Monchengladbach për 12.5 milionë euro në verën e vitit 2022, pasi më parë kishte luajtur për FC Basel dhe Schalke 04.

28-vjeçari ka zhvilluar 77 ndeshje me Zvicrën në nivelin A, duke shënuar 18 gola.

Embolo u paraqit në 42 ndeshje zyrtare për Monacon sezonin e kaluar, ku kontribuoi me shtatë gola dhe nëntë asistime.

Ai përputhet me profilin e lojtarit që Milani po kërkon për atë rol, konkretisht dikush me fizik dhe shpejtësi.

Gjithashtu, kuqezinjtë mund të sjellin më shumë se një sulmues qendre, pasi mbetet interes edhe për Dusan Vlahovic të Juventusit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit