Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Inatçinjë të prapambetur”- Behrami: Osmani e Kurti çdo marrëveshje të Thaçit e...

“Inatçinjë të prapambetur”- Behrami: Osmani e Kurti çdo marrëveshje të Thaçit e kanë kundërshtuar, më pas e kanë pranuar e promovuar

Të ngjajshme

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë kundërshtuar çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, siç thotë ai nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit.

Behrami ka thënë se pasi i kanë kundërshtuar e demonizuar, pastaj i kanë pranuar e promovuar.

Postimi i tij i plotë: 

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje  e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:

Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.

Më pas e kanë pranuar!

Në fund e kanë promovuar!

Përfundimisht, intaçinj të Prapa-Mbetur!

- Advertisement -

Të Fundit