back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTentim vrasje në Mollopolc të Shtimes, plagoset një 38-vjeçar, i dyshuari arratiset

Tentim vrasje në Mollopolc të Shtimes, plagoset një 38-vjeçar, i dyshuari arratiset

Të ngjajshme

LDK publikon listat e kandidatëve për kuvendet komunale për zgjedhjet e 12 tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listat e kandidatëve...

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),...

Firmoset marrëveshja/ Ankaraja do furnizojë Damaskun me armë dhe pajisje logjistike

Turqia do të ndihmojë Sirinë me armatime, pajisje logjistike...

Një tentim vrasje me armë ngjarje ka ndodhur të dielën rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të Shtimes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

R.P, 38-vjeçar ka mbetur i plagosur – siç thuhet në raportimin e Policisë ai kishte probleme me E.M, 32-vjeçar.

“Sot, më datë 13.07.2025, rreth orës 12:00, policia ka pranuar një informatë për një rast plagosjeje me armë zjarri në fshatin Mollopolc të Shtimes. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e stacionit policor në Shtime, hetuesit rajonalë si dhe njësia e Forenzikës Rajonale. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Bazuar në të dhënat e para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, i dyshuari E.M. (32 vjeç), ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës R.P. (38 vjeç), duke e plagosur. Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.

“Viktima ka kërkuar ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është hasur nga ekipi i emergjencës së QKMF-së dhe i është ofruar ndihma e parë mjekësore. Me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Veseli. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz