back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-presidenti Moisiu: Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë

Ish-presidenti Moisiu: Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë

Të ngjajshme

Kush do ta shoqërojë Putinin në takimin me Trumpin?

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë...

Zjarret pyjore në Evropë arrijnë nivel rekord në vitin 2025

Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme...

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë për katër vjet kryetar i shtetit shqiptar.

Në një intervistë për “Off the Record”, ai theksoi se jo vetëm figurat e larta, por edhe deputetët kanë disa shtëpi.

“Të gjitha duhen, dëshira përpjekjet, edhe përplasja, por ka shumë rëndësi si korrupsioni… e kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”.

Ish-presidenti tha se më shqetësuese është fakti që zyrtarët shpesh mohojnë akuzat, duke e quajtur shpifje: “Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të jetë më e kujdesshme dhe të punojë mbi dokumente konkrete: “Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”, tha Moisiu./A2

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz