back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNjë person plagos një 38 vjeçar në Shtime, viktima ka pranuar tretman...

Një person plagos një 38 vjeçar në Shtime, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari në arrati

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të Shtimes, ku një person i moshës 32 vjeçare ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një 38 vjeçari, të cilin e ka plagosur.

Kjo sipas Policisë ka ardhur pas një mosmarrëveshje të mëparshme, e menjëherë pas rastit i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se viktima ka kërkuar ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është hasur nga ekipi i emergjencës së QKMF-së dhe i është ofruar ndihma e parë mjekësore.

“Me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Veseli për lajmi.net. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz