Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sërish të premten në orën 11:00 për të tentuar për herë të 46-të konstituimin e tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura në prill.
Megjithatë, zgjidhja e ngërçit institucional që ka mbërthyer vendin vazhdon të jetë e paarritshme, me palët që vazhdojnë të mbeten të pozicionuara në qëndrimet e tyre.
Përkundër mbajtjes së seancave çdo dy ditë, prej më shumë se dy muajsh, procesi nuk ka lëvizur përpara, transmeton lajmi.net
Bllokada kryesore ka të bëjë me krijimin e Komisionit për votim të fshehtë, që duhet të paraprijë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje po insiston në formimin e këtij komisioni si hap të parë procedural, ndërsa partitë tjera parlamentare vazhdojnë të kundërshtojnë këtë qasje, duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës./lajmi.net/
- Advertisement -