Të dielën, vendi do të përfshihet nga mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, me periudha të herëpashershme vranësirash.
Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të kapin vlerat prej 29 deri në 33°C, transmeton lajmi.net
Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi nga 1 deri në 3 metra për sekondë, ndërsa vlera e indeksit UV pritet të jetë e lartë.
Autoritetet meteorologjike apelojnë për kujdes të shtuar gjatë orëve të mesditës, konkretisht nga ora 10:00 deri në 17:00, kur rrezatimi diellor do të jetë më i fortë. Rekomandohet që të shmanget ekspozimi direkt në diell, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Moti i ngrohtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndaj rekomandohet hidratim i rregullt dhe përdorimi i masave mbrojtëse ndaj rrezeve të dëmshme të diellit./lajmi.net/