Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Në këtë takim morën pjesë edhe ministrja Artane Rizvanolli dhe ministrin Nenad Rashiq.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
“Diskutuam për mënyrat se si mund të forcojmë më tej marrëdhëniet tona bilaterale, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër të tjera,” shkroi Kurti.
Diplomati amerikan po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor. Fillimisht ai ka vizituar Bosnjën, pastaj Serbinë. Pas Beogradit ka udhëtuar drejt Kosovës.
It was a pleasure to meet with Brendan Hanrahan (@StateEUR), Senior Bureau Official for European and Eurasian Affairs at the @StateDept. I thanked him for the continued support of the United States for Kosova, and we discussed areas for strengthening our bilateral relationship,… pic.twitter.com/9Q4N0rhlmj
— Albin Kurti (@albinkurti) July 12, 2025