BallinaLajmeLajmet e FunditEnrique: Ndeshja ndaj Chelseas nuk do të jetë formalitet

Enrique: Ndeshja ndaj Chelseas nuk do të jetë formalitet

Të ngjajshme

Shtretërit në QKUK, ministri Vitia debaton me deputeten Kadrijaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është përgjigjur kritikave...

Takimi Kurti-Vuçiq në prag? Pranvera sjell sinjale nga Brukseli

Pas një periudhe të gjatë ngecjeje në dialogun Kosovë-Serbi,...

Flokët e Bob Marlit shiten për mijëra dollarë

Një tufë flokësh rasta të Bob Marlit kanë dalë...

Të dielen zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube.

Kampioni aktual i Champions League, PSG do të përballet me fituesin e fundit të Conference League, Chelsean, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse PSG është favorite në letër dhe kështu shihet edhe nga analistë e tifozë të shumtë të futbollit, trajneri i skuadrë franceze, Luis Enrique ka thënë se nuk do ta kenë të lehtë.

“A do të jetë kjo ndeshje thjesht një formalitet? Absolutisht jo. E analizova Chelsean, ata kanë një skuadër të shkëlqyer, trajneri Enzo Maresca punon shumë mirë, më pëlqen shumë ajo që ofron, duke luajtur nga mbrojtja, duke pasur një profil teknik të lojtarëve. Ata janë një skuadër shumë e kompletuar, e cila përfundoi e katërta në Premier League dhe fitoi Europa Conference League pas një sezoni shumë të mirë.

“Ne do ta marrim këtë ndeshje 100% dhe do të përpiqemi t’i japim fundin ideal këtij sezoni historik. Tani duhet të hapim kapitullin tjetër, të fitojmë më shumë trofe të mëdhenj dhe e diela është ndeshja e fundit e sezonit, të cilën mezi e presim”, ka deklaruar Enrique.

Finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube mes PSG-së dhe Chelseas zhvillohet të dielen më fillim nga ora 21:00 në stadiumin ”MetLife” në New Jersey./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz