BallinaLajmeLajmet e FunditValencia synon “bomberin” veteran Jamie Vardy, por has në konkurrencë të fortë

Valencia synon “bomberin” veteran Jamie Vardy, por has në konkurrencë të fortë

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Carlos Corberán, trajneri i ri i Valencias, i ka shprehur drejtuesve sportivë të klubit dëshirën për të afruar Jamie Vardy për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli, i njohur me sulmuesin legjendar britanik nga përvoja e tij në futbollin anglez, beson se pavarësisht moshës së avancuar, Vardy mund të jetë një aset i çmuar, veçanërisht si zëvendësues i rrezikshëm që ndryshon rrjedhën e ndeshjeve, shkruan “Gazeta Express”.

Në moshën gati 39-vjeçare, instinkti për gol dhe dëshira e Vardyt për të konkurruar në nivelet më të larta nuk janë zbehur.

Pas 13 sezoneve të lavdishme me Leicester, ku ka shënuar mbi 200 gola, ai është tashmë lojtar i lirë dhe në qendër të vëmendjes nga disa klube të njohura.

Sipas “Givemesports”, Valencia përballet me konkurrencë të fortë për shërbimet e tij.

Rangers nga Skocia, Wrexham – klubi në pronësi të aktorëve Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, si dhe Genoa në Itali janë disa nga skuadrat e interesuara.

Veçanërisht Wrexham, që ka ambicie të mëdha për t’u ngjitur në nivelet më të larta të futbollit anglez, është e gatshme të bëjë afrime të profilit të lartë si Vardy.

Rangers gjithashtu e mbajnë nën vëzhgim, megjithëse stili i lojës në Skoci mund të mos i përshtatet plotësisht karakteristikave të sulmuesit veteran.

Pyetja që shtrohet është nëse Valencia do të mund të përballojë ofertat financiare që Vardy mund të marrë nga liga të tjera.

Megjithatë, Corberán e sheh atë si një bast të sigurt, duke theksuar se përvojën dhe instinktin e tij për gol mund të jenë vendimtare në një sezon që ndoshta do të jetë i fundit në karrierën e tij./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz