BallinaLajmeLajmet e FunditDortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemi

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemi

Të ngjajshme

Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë dhe Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Juventusit dhe shumë të tjerë kanë shprehur interesim për lojtarin e krahut, shkruan Indeksonline

Sipas “Bild”, Dortmundi i ka caktuar çmim final futbollistit gjerman.

Bëhet fjalë për një shumë prej 65 deri në 70 milionë euro.

Edhe pse Adeyemi ditë më parë u shpreh se është i dashuruar pas Dortmundit, një aventurë e re është e mirëseardhur për të.

“E kam thënë gjithmonë, e dua këtë klub. Isha tifoz i këtij klubi që kur isha i vogël dhe këtu është familja ime”, ishte shprehur lojtari.

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz