BallinaLajmeLajmet e FunditSeanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve më 14 korrik

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve më 14 korrik

Të ngjajshme

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën për seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Seanca pritet të mbahet më 14 korrik 2025, në ora 09:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Të pandehurit po përballen me akuza të rënda për vrasjen që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa Plava dhe Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale.

Ndërkohë sot në bazë të  raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, rezultoi se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim apo sëmundje mendore dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz