back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditI dyshuari për aksidentin ku humbi jetën 15-vjeçari në Sekiraqë të Podujevës...

I dyshuari për aksidentin ku humbi jetën 15-vjeçari në Sekiraqë të Podujevës ndalohet për 48 orë

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mesditë në rrugën magjistrale Prishtinë–Podujevë, në fshatin Sekiraqë, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

- Advertisement -

Rreth orës 13:26 ka ndodhur përplasja ndërmjet një veture të tipit Opel Astra me ngjyrë të zezë dhe një traktori të tipit Ferguson me ngjyrë të kuqe. Në veturë ndodheshin dy persona, përfshirë edhe viktimën, Benjamin Hasani, i cili ishte pasagjer.

Përkundër përpjekjeve të shpejta të ndihmës së parë, mjekët e Emergjencës në Podujevë vetëm e kanë konstatuar vdekjen e tij. Ndërkohë shoferi i automjetit, Osman Mulliqi, 45 vjeçar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, përfshirë Trafikun Rajonal dhe Hetimet, si dhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të këtij të fundit, trupi i pa jetë i të miturit është dërguar në IML për obduksion.

Ndaj shoferit të dyshuar është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh nën dyshimin për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet janë në zhvillim./Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz