BallinaLajmeLajmet e FunditPas dorëheqjeve të drejtorëve, Bashkia e Vlorës shpall vakancat

Pas dorëheqjeve të drejtorëve, Bashkia e Vlorës shpall vakancat

Pas dorëheqjeve të drejtorëve, Bashkia e Vlorës shpall vakancat për pozicionet respektive. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, përmes një postimi në rrjetet sociale fton të interesuatit të dorëzojnë dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara në çdo shpallje.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, një ditë më parë ka firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të bashkisë.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 të ditës së martë në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur dorëheqjet e 25 drejtorëve dhe përgjegjësve të institucioneve vartëse lokale.

Ky vendim vjen në kuadër të reformave që po ndërmerren për ristrukturimin dhe eficiencën e administratës vendore, si dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së fundit të kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese.

Pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohen edhe emrat e rinj që do të marrin drejtimin e sektorëve kyç në Bashkinë e Vlorës.

Mesohet se gjithsesi drejtuesit e dorëhequr do të vijojnë të mbeten në detyrë deri në emërimin e emrave të rinj në krye të institutioneve në varësi të bashkisë Vlorë.

Drejtorët e Bashkisë së Vlorës që kanë dhënë dorëheqjen pas takimit të kryeministrit Rama disa ditë më parë në ambientet e Bashkisë së Vlorës janë:

1-Zambak Selmanaj, drejtor i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli, drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri, drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali, drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj, drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena, drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili, drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj, drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj, drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj, drejtore e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa, drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova, drejtore e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj, drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj, drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto, drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj, drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja, drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj, drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili, drejtor i policisë bashkiake
21- Elona Merkaj, drejtore e pallatit të sportit.

- Advertisement -