BallinaLajmeLajmet e FunditNoizy reagon për lajmin se u arrestua në Zvicër: Keqkuptim i rëndë...

Noizy reagon për lajmin se u arrestua në Zvicër: Keqkuptim i rëndë nga një shpifje e pastër

Reperi Noizy, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut. Përmes një postimi në Instagram, ai ka mohuar çdo akuzë, duke sqaruar se bëhet fjalë për një keqkuptim të rëndë.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore,” shkroi Noizy.

Artisti tha se situata tashmë është mbyllur dhe ai do të vazhdojë normalisht axhendën e koncerteve. Në fund të postimit, i bëri edhe një dedikim të veçantë nënës së tij:“MAMA JA DOLA.”

- Advertisement -