BallinaLajmeLajmet e FunditBesnik Berisha: Po ta thom ty qitu, Agoni i ka tri lloje...

Besnik Berisha: Po ta thom ty qitu, Agoni i ka tri lloje gjakderdhjesh, nuk e ngufatë polici, pikë!

Besnik Berisha, avokat i njërit nga pesë policët e arrestuar në rastin e Agon Zejnullahut, ka thënë në “Frontal” të T7 se dyshohet që i ndjeri ka pasur së paku tri gjakderdhje.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ngulfatje nga Policia.

“Por dyshohet që ka pasur edhe gjakderdhje celebrale. Po ta them këtë ty këtu, unë ta them ekskluzivisht, trupin e tij ke tri gjakderdhje konstatune, gjakderdhje cerebrale, pulmonare, kardiake. Unë po ta them ty këtu, a kam informacion a po qes fall  le të mbetet në emision”, ka thënë ai. /Gazeta Express

- Advertisement -