BallinaLajmeLajmet e FunditMalisheva njofton tifozët se ka bileta falas për ndeshjen e sotme ndaj...

Malisheva njofton tifozët se ka bileta falas për ndeshjen e sotme ndaj Vikingur

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Malisheva sot nis aventurën në garat evropiane.

Nga ora 20:00 në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Malisheva do të luaj ndaj skuadrës islandeze, Vikingur Rekyavik, në rrethin e parë kualifikues për Conference League, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Malishevës ka njoftuar tifozët se biletat për këtë ndeshje në sektorin e lindjes do të jenë falas.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifozë,

Ju ftojmë të gjithëve që të jeni pjesë e ndeshjes Malisheva vs Víkingur dhe ta përkrahni skuadrën tonë në këtë sfidë shumë të rëndësishme evropiane!

Biletat për tribunën lindore janë falas, falë donacionit bujar të mikut dhe përkrahësit të klubit tonë,  presidentit historik Afrim Bytyqi, të cilit i shprehim mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe zemërgjerësinë e tij!

Ejani, merrni biletat tuaja dhe le të krijojmë së bashku një atmosferë të jashtëzakonshme!

Ftojini miqtë, sillni familjen — së bashku ta shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Malishevës!/IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz