BallinaLajmeLajmet e FunditHaradinaj takon ambasadorin gjerman: AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes...

Haradinaj takon ambasadorin gjerman: AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Të ngjajshme

Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë

20 mijë pensionistë të moshës i janë shtuar skemës...

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Një incident i rëndë dyshohet se ndodhur gjatë pasditën...

Sulm me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, plagosen pesë persona

Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj ka bërë të ditur se tema kryesore e diskutimit ishte situata e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe bllokada politike që po vazhdon prej disa muajsh.

“Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vlerësuar rolin e ambasadorit gjerman dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për Kosovën.

“Jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik”, ka shtuar kreu i AAK-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz