back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Nobërgjan të Pejës

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Nobërgjan të Pejës

Të ngjajshme

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

Policia ka arrestuar shoferin e njërës nga veturat e përfshira në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në fshatin Nobërgjan të Pejës, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të lënduar, transmeton portali IndeksOnline.

Aksidenti ndodhi më 9 korrik rreth orës 13:00, kur dy vetura u përplasën mes vete. Për pasojë, një person nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e aksidentit ka dalë edhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, shoferi i përfshirë në aksident është arrestuar dhe ndodhet në ndalim, përderisa po zhvillohen hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe përgjegjësive.

Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe se hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz