BallinaLajmeLajmet e FunditIzmaku optimiste: Do të arrihet marrëveshja, qeveria para fundit të afatit 30...

Izmaku optimiste: Do të arrihet marrëveshja, qeveria para fundit të afatit 30 ditor

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku në ”Click” të RTV21 shprehu optimizëm në lidhje me krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Ajo theksoi se beson se do të arrihet një marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare dhe se Kuvendi do të konstituohet përpara përfundimit të afatit 30-ditor të caktuar nga Kushtetuta.

Tutje Izmaku shtoi e do të ketë lëvizje pozitive dhe kompromise të dyanshme.

”Unë besoj që nuk do të vijë deri në këtë momentum, do të kemi qeveri deri te aj momentum. Do të kemi levizje pozitive më shpejt se sa pritet, ka me pas kompromise të dy anëshme edhe ka me ardhe te një zgjidhje. Po flas në bazë të ambientit, nuk e shoh qe Kurti dhe VV nuk po dëshirojnë me i kriju institucionet”, tha Izmaku.

- Advertisement -