BallinaLajmeLajmet e FunditPSG e shkel Realin, kualifikohet në finale

PSG e shkel Realin, kualifikohet në finale

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

Kampioni i Europës triumfoi thellë 4:0 në gjysmëfinale ndaj Real Madridit, shkruan Gazeta Express.

Dy gabime amatoreske nga mbrojtja e “Los Blancos” ia dhanë epërsinë e dyfishtë parisienëve brenda dy minutave.

Fillimisht Fabian Ruiz realizoi pas asistit nga Dembele në minutën e gjashtë.

E vetëm tre minuta më vonë, Ousmane Dembele shënoi për 2:0.

Në minutën e 24-të, Fabian Ruiz realizoi pas një aksioni të ndërtuar deri në perfeksion, duke e lënë Real Madridin vetëm si spektaktor.

Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe njëherë nëpërmjet Goncalo Ramos në minutën e 87-të.

Në finale, PSG do të ndeshet me Chelsean që mbrëmë e eliminoi Fluminensen.

Ndeshja luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 me kohën tonë lokale. /Gazeta Express/

- Advertisement -