Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka dhënë detaje për mjeken ndaj së cilës OMK ka nisur hetime në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.
“Konsiderojmë se disa çështje janë në kundërshtim me kodin e etikës profesionale të mjekut”, tha lidhur me rastin dr.Sejdiu në Pressing, transmeton Express.
“Nuk kanë të drejtë të japin asnjë të dhënë rreth gjendjes së tij…. dhe jo lëndime që janë marrë, nuk është vetëm ky rast por edhe raste të tjera sepse janë të ndaluara me kodin e etikës profesionale”, tha Sejdiu duke shtuar se mjekëve nuk u lejohet të japin detaje.
“Kush e ka konstatu që ka vdekë?”, pyeti ai gjatë bisedës për vdekjen e Zejnullahut.
“Mjekja ka thënë që kur kam shku s’ka pas shenja jete”, ia ktheu gazetari Kërquki.
“Kjo ka qenë deklarata e saj dhe ne duhet ta vërtetojmë”, u përgjigj Sejdiu.
“Mjekja është duke u hetuar se sa ka qenë në gjendje të jap ndihmën e parë, nëse ju ka dhënë apo nuk ju ka dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, sepse policia nuk ka drejtë ta ndalojë mjeken me dhanë ndihmën e parë”, tha Sejdiu në Pressing, transmeton Express.