BallinaLajmeLajmet e FunditPunëtorët e sigurimit në QKUK kërkojnë kthimin në punë, paralajmërojnë grevë të...

Punëtorët e sigurimit në QKUK kërkojnë kthimin në punë, paralajmërojnë grevë të premtën

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Me këtë letër që po mban në duar, ky ish-punëtor i sigurimit fizik të QKUK-së, po përçon një mesazh të rëndësishëm.

Më 11 korrik, në ora 11:00, Hakif Sylejmani me kolegët e tij do të nisin një grevë.

Shkak është bërë ndërprerja e kontratave nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Si shkak i këtij vendimi të menaxhmentit, qindra punëtorë të cilët e siguronin QKUK-në, kanë mbetur pa punë.

“Deri sa të na plotësohet kërkesa na nuk do dalim nga aty do të qëndrojmë në grevë, 1 muaj, 2 muaj, 3 muaj apo 5 muaj na do të vazhdojmë grevën deri në momentet e fundit që do të vendoset për punëtorët në QKUK sipas sigurimit në QKUK”, ka thënë Sylejmani.

Para nisjes së grevës, ata do ta realizojnë takimin e fundit me drejtuesit e QKUK-së.

“Nesër e kemi takimin e fundit me drejtorin e QKUK-së kur do të na kthejë përgjigje, por a do të marrim përgjigje pozitive greva do të anulohet, por nese marrim përgjigje negative na prej të premtës me datë 11/07/2025 do të vazhdojmë me grevë prej orës 10:00”, tha tutje Sylejmani.

Deri më tani, disa takime të tilla kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

Punëtorëve të sigurimit fizik të QKUK-së, u ka dal në përkrahje edhe Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat.

“Shkëputja e kësaj kontrate faktikisht punëtorët i ka dëmtuar jashtë mase shumë, në aspekt te ngarkesës psikike por edhe ne aspekt financiar dhe është një shkëputje që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga paslufta”, ka thënë Azemi.

Azemi thekson se për sindikatën nuk është e rëndësishme se cila kompani do ta fitoj kontratën për sigurimin fizik.

Rëndësi sipas tij ka që këta punëtorë të kalojnë nën menaxhimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Për këtë çështje, televizioni ka dërguar gjatë ditës disa pyetje në adresë të QKUK-së, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje./teve1/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz