BallinaLajmeLajmet e FunditZjarri në një makinë afër komunës së Prishtinës, Drejtoria për Emergjenca: Zjarrfikësit...

Zjarri në një makinë afër komunës së Prishtinës, Drejtoria për Emergjenca: Zjarrfikësit parandaluan përhapjen e rrezikut

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, është deklaruar rreth një rasti ku sot në afërsi të ndërtesës së vjetër të komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Nga Drejtoria është thënë se zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të  Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.

Postimi:

Ndërhyrje e shpejtë nga ekipet emergjente të Kryeqytetit

Sot, në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.

Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të  Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen dhe rrezikun për jetën dhe pronën përreth.

 Po ashtu, një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe koordinimin me Policinë e Kryeqytetit që siguroi perimetrin dhe menaxhoi trafikun në një zonë mjaft të frekuentuar.

Rasti i sotëm është një tjetër dëshmi e rëndësisë së gatishmërisë, bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë qytetare për sigurinë e përbashkët.

- Advertisement -