Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Banka Botërore ka larguar Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti.
E këtë Murati e ka quajtur një super lajm.
“Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë. Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike. Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj”, ka shkruar Murati në Facebook.
Postimi i plotë i Muratit:
Super lajm!
Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.
Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë.
Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike.
Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.
Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK.
Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje.