Një incident i rëndë ndodhi në Vizbegovë, në vendin ku një zjarr në një deponi të egër ka shpërthyer gjatë gjithë ditës, duke shqetësuar banorët e kryeqytetit. Policia arrestoi A.N., pronarin që menaxhon deponinë e hekurit të vjetër, në lagjen Vizbegovë të Shkupit, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.
Arrestimi erdhi pas një zjarri të madh që shpërtheu në atë vend, gjatë të cilit pronari nuk iu bind urdhrave të autoriteteve, gjë që çoi në një përleshje masive midis një grupi qytetarësh dhe policisë.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se në orën 09:16 të datës 09.07.2025, u raportua një zjarr në një deponi në rrugën B. Buna në Shkup, ku po digjeshin automjete të shkatërruara me pajisje gazi, dhe u dëgjuan edhe shpërthime. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk është prekur asnjë pronë private.
AlsatM ka raportuar se personi i ndaluar ka sulmuar gazetarin dhe kameramanin e tyre, derisa të njëjtit ishin duke kryer punën e tyre, gjegjësisht duke informuar për zjarrin në Vizbeg.
SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënoi ashpër sulmin fizik indaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M.
“SHGM është në komunikim me pikat kontaktuese në MPB dhe Prokurorinë Themelore Publike për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Kujtojmë se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, çdo sulm ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale konsiderohet vepër penale serioze për të cilën parashikohen dënime ligjore. Presim nga institucionet një hetim të shpejtë dhe efikas, me masa dhe sanksione adekuate për sulmuesin”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
Ndryshe, deri në ora 7 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre, shtatë prej të cilave janë aktive, sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK). Dy zjarre janë lokalizuar, dhe 22 janë shuar.
Kujtojmë se për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve, Qeveria dje miratoi një vendim në një seancë me të cilin shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh.
Qendra për Menaxhim me Kriza përmes rrjeteve sociale njoftoi se me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), tashmë është duke vepruar aeroplani “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) për shuarjen e zjarrit në rajonin e Vizbegut.