Një video tronditëse e publikuar pas vdekjes së Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani, ka ngjallur zemërim publik.
Aty shihet momenti kur autoambulanca mbërrin në vendngjarje dhe 3 motra medicionale bashkë me një doktoreshë vetëm afrohen dhe e shikojnë të riun të shtrirë, pa e kontrolluar as frymëmarrjen, as pulsimin.
Ngjarja ndodhi më 7 korrik 2025 rreth orës 00:15, kur Agoni u arrestua me forcë nga policia pas raportimeve se po shkaktonte shqetësime në gjendje të dehur. Ai ndërroi jetë pak minuta më vonë.
Sipas protokolleve mjekësore ndërkombëtare, ndihma e parë duhet të jepet në vend sapo të mbërrijë autoambulanca, veçanërisht nëse personi është i pavetëdijshëm apo pa puls. Por në këtë rast nuk u dha asnjë ndihmë para se të futej në veturë. /Indeksonline/