BallinaLajmeLajmet e FunditPas Turqisë, edhe Polonia kundër chatbot-it të Elon Musk: Komente fyese për...

Pas Turqisë, edhe Polonia kundër chatbot-it të Elon Musk: Komente fyese për kryeministrin Tusk

Qeveria polake ka njoftuar se do të raportojë zyrtarisht kompaninë xAI të Elon Musk në Komisionin Evropian, pasi chatbot-i i saj, Grok, ka bërë komente fyese për politikanët polakë, përfshirë kryeministrin Donald Tusk.

Sipas Reuters, lajmi është bërë i ditur nga ministri i Digjitalizimit të Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski, në një intervistë për radion RMF FM.

“Kam përshtypjen se po hyjmë në një fazë më të rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, e nxitur nga algoritmet, dhe mbyllja e syve ndaj kësaj sot është një gabim që mund të na kushtojë shtrenjtë në të ardhmen,” ka deklaruar Gaëkoëski.

Ai ka shtuar se ministria e Digjitalizimit do të veprojë sipas rregulloreve aktuale, duke e raportuar shkeljen pranë Komisionit Evropian për hetim dhe ndoshta duke kërkuar vendosjen e një gjobe ndaj platformës X, në të cilën funksionon Grok.

“Liria e shprehjes i përket njerëzve, jo inteligjencës artificiale,” ka theksuar ministri polak.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, një gjykatë turke urdhëroi ndalimin e Grok në Turqi, pasi autoritetet e vendit thanë se chatbot-i kishte ofenduar presidentin Recep Tayyip Erdogan, themeluesin e Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturk dhe vlerat fetare.

- Advertisement -