BallinaLajmeLajmet e FunditPublikohen pamjet nga aksidenti fatal në Nabërgjan të Pejës (Foto)

Publikohen pamjet nga aksidenti fatal në Nabërgjan të Pejës (Foto)

Kanë dalë pamjet e para nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë u lënduan, transmeton IndeksOnline.

Në pamje shihet vendi i ngjarjes i rrethuar nga njësitet policore dhe automjetet e dëmtuara rëndë si pasojë e përplasjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për IndeksOnline se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Hetuesit e trafikut, së bashku me njësitë relevante, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./IndeksOnline/

- Advertisement -