BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) -Prishtinë, sot nw Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme nga zjarri.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor  të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;

• F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe

• M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.

Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit  po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

- Advertisement -