Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale është arrestuar në Tiranë.
Në pranga ka rënë 46 vjeçari Elis Roga pasi ndaj tij Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 53”.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.
Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.