BallinaLajmeLajmet e FunditZogaj pas dështimit të 44’të: VV është humbëse në përgjegjësi e në...

Zogaj pas dështimit të 44’të: VV është humbëse në përgjegjësi e në etikë – shkelje e vullnetit të qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj, pas dështimit të 44-të, të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në foltoren e Kuvendit tha se pas kësaj seance kemi 44 dështime, 44 seanca të shndërruara në farsë politike, 44 herë shkelje të vullnetit të qytetarëve.

“44 dështime, 44 seanca të shndërruara në farsë politike, 44 herë shkelje e vullnetit të qytetarëve, por edhe shkelje e Kushtetutës së vendit. Ky është bilanci real i partisë fituese të zgjedhjeve, por e cila në thelb është humbëse, humbëse në përgjegjësi, në etikë, në vullnet për bashkëpunim”, tha Zogaj.

- Advertisement -