BallinaLajmeLajmet e FunditMusliu për vdekjen e të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka...

Musliu për vdekjen e të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me vdekjen e të riut 27-vjeçar në Lipjan, pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.

Musliu e cilësoi sjelljen e policisë të papranueshme, dhe se tha që janë shumë faktorë që duhet të trajtohen.

“Sjellja ishte e papranueshme, ishte një pamje që ende nuk jam qetësuar që tri ditë që e kam parë. Mirëpo, këtu nuk është vetëm çështje e një faktori, janë shumë faktorë që duhet të trajtohen. Kam thënë shpesh në seanca parlamentare se ka humbur morali i policit dhe ushtarit. Sot nuk ka kritere, janë për toke, dhe hyn kushdo në polici pa ndonjë trajnim adekuat”, tha Musliu.

- Advertisement -