BallinaLajmeLajmet e FunditVdekja e Agonit/ Seancë e mbyllur për pesë policët e arrestuar (Video)

Vdekja e Agonit/ Seancë e mbyllur për pesë policët e arrestuar (Video)

Nën masa të shtuara sigurie dhe jashtë vëmendjes së mediave, sot po mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të arrestuar, të dyshuar për përfshirje në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Seanca po zhvillohet në degën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në qytetin e Lipjanit, ku që nga mëngjesi është vërejtur një prezencë e shtuar e forcave policore para objektit të gjykatës.

Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se është pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë të pandehurit dhe se seanca dëgjimore është caktuar për sot në orën 10:30.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve”, ka bërë të ditur Gashi.

Me vendim të gjykatës, kjo seancë po zhvillohet pa prezencën e mediave, ndërkohë që opinioni publik vazhdon të kërkojë transparencë dhe drejtësi për vdekjen tragjike të të riut nga Lipjani./IndeksOnline/

- Advertisement -