Kanë arritur në Gjykatë pesë policët e arrestuar të cilët janë të përfshirë në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan
Seanca dëgjimore mbahet në degën e gjykatës në Lipjan. Ajo që bie në sy pak para fillimit të seancës janë forcat e shtuara policore para gjykatës në Lipjan.

Gjykata ka pranuar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila njoftoi se sot do të mbahet seanca dëgjimore për pesë policët.
“Lidhur me kërkesën tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan sot ka pranuar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet nesër më 09.07.2025 në orën 10:30”, thuhet në konfirmim.
