Policia në Pejë ka arrestuar dje një person, nën dyshimin se nga pakujdesia ka djegur 10 hektarë grurë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:45, shkruan IndeksOnline.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore të cilat kanë penguar e ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit” thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./IndeksOnline/
- Advertisement -