Një qytetar i Gjakovës është arrestuar pasi dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri, në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe tre fishekë.
“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/
- Advertisement -