BallinaLajmeLajmet e FunditShkuan për ta fikur zjarrin në Obiliq, një person ofendon njësinë e...

Shkuan për ta fikur zjarrin në Obiliq, një person ofendon njësinë e zjarrfikësve dhe ia dëmton automjetin

Policia ka njoftuar se një person i ka ofenduar dhe ka tentuar t’i sulmojë njësinë e zjarrfikësve që ishin në intervenim.

Ai e ka dëmtuar automjetin e tyre.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Obiliq, Prishtinë 08.07.2025, 18:50. Ankuesi mashkull kosovar nga njësia e zjarrfikësve ka raportuar se deri sa ishin në intervenim në një zjarr fushor i dyshuari mashkull kosovar ka filluar t’i ofendojë dhe ka tentuar  t’i sulmojë. I njëjti ka dëmtuar automjetin e tyre ku vlera e dëmit arrin rreth 150 euro. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

- Advertisement -